Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

1Maji 2023-Dita e Punëtorëve në Greqi

Dhjetëra mijëra popull me tubime të mëdha greve në të gjithë Greqinë përkujtuan në mënyrë militante kryengritjen e përgjakshme në Çikago, luftërat heroike të lëvizjes punëtore, me parullën «Betejat e punëtorëve e të gjithë botës, do të fitojnë».

«Klasa punëtore mund të likuidojë skllavërinë kapitaliste dhe të ndërtojë një shoqëri të re pa shfrytëzuesit dhe parazitizmin e tyre», theksoi në fjalimin e tij, Jorgos Perros, anëtar i Sekretariatit të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME).

J. Perros vuri në dukje se «asnjë qeveritar premtues si Mesia nuk mund t’i japë zgjidhje problemeve të përditshme dhe akute me të cilat përballet çdo familje punëtore-popullore. Përkundrazi, programi i përbashkët dhe perëndia e përbashkët që adhurojnë të gjitha partitë që mbështesin sistemin shfrytëzues, lypin nga 22 Maji një lëvizje të fortë punëtore-popullore, sindikata të forta për t’i zmbrapsur ata në praktikë».

Një delegacion sindikalistësh nga Franca që ndodhet në Greqi, mori pjesë në protestat e grevës në Athinë, duke transmetuar përvojën e protestave shumë-mujore që organizojnë kundër qeverisë dhe punëdhënësve në Francë. Në emër të delegacionit të sindikalistëve francezë përshëndeti Olivie Mato, Sekretari i Përgjithshëm i Qendrës Punëtore në Marsejë (Francë). «Asnjë punëtor në botë nuk ka interes të përbashkët me shfrytëzuesit e tij», theksoi ai dhe bëri thirrje për forcimin e luftës klasore, të luftës në çdo front, me çdo mënyrë.

Niko Takas, nënkryetar i Sindikatës së hotelierisë – turizmit në hotelet e Atikes, punonjës në platformën elektronike "Wolt", përmendi pretendimet e punëtorëve të “Wolt” të cilët janë në rrugë nga 12 e 14 orë në ditë dhe kompania i quan ata si “bashkëpunëtorë” të saj dhe jo si punonjës, me rezultat, punëtorëve t’u hiqen të drejtat elementare.

Në emër të studentëve përshëndeti Dhimitër Gjoni, president i Shoqatës së Studentëve Stomatologë të Athinës. «Nderojmë punëtorët që me punën dhe me mendjen e tyre janë krijues të gjithë pasurisë», theksoi ai. «Politika që vendos fitimet mbi jetët tona nuk do të ndalet nëse nuk e ndalojmë ne», nënvizoi ai.

Protesta nisi me poezinë «Hesht» të shkrimtarit turk Aziz Nesin, e cila u recitua nga aktori Vasilis Kolovos.

Me grushtet lartë dhe Himnin e Internacionales u mbyll protesta e madhe e grevës.

 

 

 

Dh. Kucubas: KKE të fortë, për të qenë e fortë edhe lëvizja punëtore-popullore

Në tubimin e sindikatave në Athinë mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili në deklaratat e tij për media theksoi: «Në zgjedhjet e 21 Majit forcojmë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) që populli ynë të jetë i fortë, të jetë e fortë lëvizja punëtore-popullore, për të forcuar aleancën shoqërore të klasës punëtore me të vetëpunësuarit në qytet dhe fshat, për të parandaluar ligjet antipopullore, për të marrë një frymë lehtësimi, por kryesisht, për t'i hapur rrugën ndryshimeve rrënjësore në ekonomi dhe shoqëri, kundër politikave antipopullore të së gjitha qeverive të kapitalit, BE-së, NATO-s, të shfrytëzuesve të popullit tonë. Vazhdojmë fuqishëm!»._

 

 

02.05.2023