Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të shënjestrojnë në mënyrë të papranueshme kuadrot e KKE për aktivitetin e tyre politik

Më 16 Maj 2017, Presidenti i Ukrainës Pyotr Porosenko, i cili u zgjodh në fronin presidencial pas përmbysjes puçiste të paraardhësin të tij, dhe duke pasur mbështetje aktive akoma dhe nga forca fashiste, miratoi listën e sanksioneve kundër më shumë se 1000 personave, nga dhjetëra vende të botës, mes tyre dhe 3 kuadro të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe konkretisht për Sotiri Zarianopulo, eurodeputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Jorgo Lamprouli deputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe zv/Kryetar i Parlamentit grek dhe Jorgo Mangana, kuadër i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Kuadrot e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vihen në shënjestër për veprimtarinë e tyre politike, sepse vizituan rajonin e Donbass-it ku kryheshin luftime, në muajin Nëntor 2014.

Autoritetet e sotme të Ukrainës, vazhdojnë ende të gjenden brenda një manie nacionaliste, bëjnë gjakderdhje kundër popullit të vendit të tyre në rajon e Donbass-it, bëjnë shkatërrime dhe vandalizma kundër monumenteve sovjetike dhe antifashiste, ndalojnë partitë politike, mes tyre edhe Partinë Komuniste të Ukrainës, arrijnë gjer aty sa që restaurojnë dhe legjitimojnë nazistët e Ukrainës, avancojnë integrimin e Ukrainës në bashkësitë imperialiste të NATO-s dhe BE-së, duke shkaktuar me veprimet e tyre e "çmontimin" e vet vendit të tyre.

Ky vendim i papranueshëm i Presidentit të Ukrainës kundër kuadrove të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), është një "vizatim" më shumë në peizazhin e pështirë që përshkruhet më lart, peizazh në të cilin në muajin Shkurt shkojë dhe morri pjesë edhe Kryeministri i Greqisë, A. Cipra për kënaqësinë e interesave euroatlantike dhe të biznesit.

Qeveria e SYRIZA-ANEL ka përgjegjësi të mëdha për mbështetjen që i ofron qeverisë reaksionare të Kievit, nga momenti që kjo e fundit, ndër të tjera, ka në shënjestër kuadro të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

 

ZYRA E SHTYPIT E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

ATHINË 16/05/2017