Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DEMONSTRATË E MADHE E SINDIKATAVE DHE ORGANIZATAVE MASIVE NË ATHINË

Në pasditen e ditës së enjte, më 15.9.2022, sindikatat dhe organizatat masive të Athinës zhvilluan një demonstratë të madh jashtë Ministrisë së Financave, ndërsa më pas pasoi dhe një marshim-proteste në rrugët kryesore të kryeqytetit grek, i cili përfundoi në Ministrinë e Brendshme.

Protestuesit këmbëngulën për rritje të guximshme të pagave dhe pensioneve, për rrymë elektrike, karburant dhe ushqime të lira, për heqje të taksave, ulje të çmimeve dhe plafon në çmimet e mallrave bazë si dhe fshirjen e borxheve.

Nga tribuna e protestës, presidenti i Federatës së Ndërtuesve të Greqisë, Janis Tasiulas, u drejtoi thirrje të gjitha sindikatave për të organizuar një grevë të përgjithshme mbarëkombëtare. Siç tha ai, «greva mbarëkombëtare dhe mbarë-punëtore më 9 Nëntor është përgjigja e botës së punëtorëve ndaj situatës që po formohet. Përgjigja jonë ndaj thërrimeve. Përgjigje për të gjithë ata që po përballen me shtrenjtësinë, me rritjen e çmimeve, për jetët tona që i futën në qorrsokak, si një problem i importuar.(...) Pritjet dhe iluzionet se ata nga lart do të japin zgjidhje për problemet tona, janë të dëmshme. . (...) Ofruesit privatë të energjisë elektrike po pasurohen me subvencione qeveritare, ndërsa tek ne, çdo muaj na vjen fatura gjithnjë e më e shtrenjtë. Pagat ditore mbeten në nivelet e vitit 2007».

Në fund të fjalimit të tij, ai bëri thirrje për grevën kombëtare mbarë-punëtore, «për të shtruar në tryezë kërkesat dhe pretendimet tona. Ne i dimë më mirë sa çdokush tjetër se ç ‘zgjidhje duhet të jepet për problemet tona. Nuk bëjmë kompromis, nuk na mashtrojnë dot ata që na thonë dhe proklamojnë zgjidhje për problemet tona. Ne i njohëm ata. Ne i dimë rezultatet e propozimeve të tyre. Ne e dimë se jeta jonë po përballet vazhdimisht me një rrugë pa krye. Shpresa është në luftë, shpresa gjendet në forcën tonë. Vetëm populli mund ta shpëtojë popullin!».

 

 

 

16.09.2022