Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklaratë e përbashkët e PK të Greqisë dhe PK të Turqisë

1. Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE), përpara 1 Majit 2018 Ditës së Punëtorëve, dërgojmë përshëndetje të ngrohta dhe militante ndaj klasës punëtore, ndaj popujve të dy shteteve dhe ndaj popujve të rajonit tonë dhe i ftojmë ata që të forcojnë luftën e përbashkët kundër qeverive borgjeze dhe politikave antipopullore, kundër kapitalit dhe pushtetit të tij, të dënojmë në mënyrë masive luftërat imperialiste dhe të zhvillojmë luftën për përmbysjen e barbarizmit kapitalist, për socializmin që është e ardhmja e popujve.

2. PK e Greqisë (KKE) dhe PK e Turqisë (TKP) luftojnë për interesat punëtore dhe popullore, partitë tona bazohen te internacionalizmi proletar, në solidaritetin internacional dhe me këto parime përballemi me zhvillimet komplekse në rajonin tonë.

Kontradiktat dhe antagonizmat për burimet natyrore, për tubacionet e energjisë, për pushtimin e tregjeve dhe për kontrollin e zonave me rëndësi strategjike, përshkojnë sistemin imperialist, shfaqen fuqishëm në rajonin tonë dhe përbëjnë bazën e "vatrës së zjarrit", për ndërhyrje dhe luftëra imperialiste të tilla si ajo që përjetojmë në Siri, në Libi, në Irak.

Në garën e antagonizmave janë protagonistë SHBA-të, Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, marrin pjesë një numër i madh i vendeve kapitaliste dhe në mes tyre edhe Turqia dhe Greqia, me qëllim të promovojnë interesat e klasave borgjeze.

Si bashkëpunimi, ashtu dhe antagonizmat e klasave borgjeze të Turqisë dhe Greqisë i shërbejnë interesave të tyre dhe nuk kanë asnjë lidhje me interesat e popullit.

3. PK e Greqisë (KKE) dhe PK e Turqisë (TKP) dënojmë politikën antipopullore të qeverive borgjeze të dy vendeve, represionin, përndjekjet kundër Partisë Komuniste dhe Rinisë Komuniste të Turqisë, dënojmë antikomunizmin, i cili përdoret si "vegël" në dy vendet tona për të promovuar politikat antipopullore.

4. Partitë tona shprehin shqetësimin e tyre të madh në lidhje me zhvillimet në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor dhe në çdo rast jemi kundër çdo episodi të nxehtë dhe përfshirjes ushtarake. Shprehim kundërshtimin tonë për shkeljet e kufijve në Detin Egje dhe refuzimin e Traktateve Ndërkombëtare që kanë përcaktuar kufijtë e rajonit.

PK e Greqisë (KKE) dhe PK e Turqisë (TKP) mbështesim qëndrimin për mos ndryshim të kufijve dhe traktateve që i përcaktojnë ato dhe luftojmë për shkëputjen e dy vendeve nga planet imperialiste, kthimin e trupave ushtarake nga misionet e NATO-s dhe nga misionet e tjera imperialiste jashtë kufijve, kërkojmë të largohet NATO nga Deti Egje.

Popujt e Turqisë dhe të Greqisë nuk kanë të ndajnë asgjë me njëri-tjetrin dhe kanë interes të kërkojnë që të jetojnë në paqe dhe të luftojnë për të ardhmen e tyre, për eliminimin e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.

5. Përvoja ka treguar se pjesëmarrja e të dy vendeve në NATO dhe zgjerimi i kësaj qendre ushtarake imperialiste në rajon kthehet kundër popujve dhe Paqes dhe të dyja PK-të do të vazhdojmë luftën tonë për shkëputjen e vendeve tona nga NATO.

6. BE-ja është një bashkim ndërshtetëror i kapitalit dhe bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për interesat popullore. Partitë tona janë kundër përfshirjes së vendeve të reja në BE, si p.sh të Turqisë, dhe mbështesin të drejtën e çdo populli për të luftuar për shkëputjen nga ky union imperialist, synim për të cilin ka luftuar vazhdimisht dhe me konsekuencë PK e Greqisë (KKE).

7. PK e Greqisë (KKE) dhe PK e Turqisë (TKP) dënojmë edhe njëherë luftërat imperialiste në Afganistan, në Irak, në Libi dhe luftën e përgjakshme 7-vjeçare imperialiste që bëjnë SHBA-të, NATO dhe shtete të fuqishme të BE-së kundër popullit të Sirisë në konkurrencë me Rusinë dhe Iranin, luftë e cila ka shkaktuar qindra e mijëra të vdekur dhe miliona refugjatë.

Ne dënojmë sulmin imperialiste (më 14 Prill) të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë, me mbështetjen e NATO-s dhe BE-së, kundër Sirisë nën pretekstin e përdorimit të lëndëve kimike nga ushtria e Sirisë. Ne shprehim solidaritetin tonë internacionalist ndaj popullit të Sirisë. Ne vazhdojmë përpjekjet antiimperialiste dhe anti-luftës dhe përshëndesim protestat popullore kundër sulmit imperialist.

Partitë tona kanë denoncuar pretekstet imperialiste për gjoja përballimin e terrorizmit dhe kanë zbuluar se organizata kriminale "Shteti Islamik" dhe organizata të tjera të ngjashme janë krijuar, financuar dhe trajnuar nga SHBA-të dhe aleatët e tyre për të promovuar planet imperialiste në rajon.

Partitë tona denoncojnë praninë e trupave ushtarake turke në Veri të Sirisë dhe kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të të gjithë trupave ushtarake të huaj nga Siria, duke mbështetur se zhvillimet në këtë shtet -si dhe në çdo shtet- është çështje e popullit aty.

Çështja Kurde nuk mund të zgjidhet në favor të popujve të rajonit me ndihmën e SHBA-ve, të NATO-s dhe BE-së, në bazë të synimeve që këta kanë. Të drejtat e popullsisë Kurde dhe zgjidhja e çështjes Kurde në dobi të popujve të rajonit lidhet me luftën e përbashkët të popujve të rajonit, me zhvillimin e aktivitetit konsekuent antiimperialist, me luftën për pushtetin punëtor.

PK e Turqisë (TKP) dhe PK e Greqisë (KKE) mbajnë qëndrim kundër nxitjeve të pakicave/minoriteteve, problemeve ekzistuese dhe jo-ekzistente, që përdoren për të ndryshuar kufijtë dhe u bëjmë thirrje komunistëve të rajonit që të jenë protagonist kundër planeve imperialiste, kundër nacionalizmit dhe irredentizmit.

8. PK e Greqisë (KKE) dhe PK e Turqisë (TKP) shprehim solidaritetin tonë ndaj popullit të Qipros, ndaj turkoqipriotëve dhe grokoqipriotëve dhe mbështesim një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të problemit qipriot me tërheqjen e trupave pushtuese dhe të së gjitha trupave ushtarake të huaja, për një Qipro të pavarur me një sovranitet të vetëm, me një shtetësi të vetme dhe me një identitet ndërkombëtar, pa baza të huaja dhe trupa ushtarake, për një atdhe të përbashkët për Turqveqipriotët, Grekoqipriotët, Latinët, Armenët dhe Maronitët aty, pa garantues dhe mbrojtës të huaj.

9. Partitë tona shprehin solidaritetin e tyre ndaj popullit të Palestinës që lufton kundër okupimit izraelit.

Dënojmë qëndrimin provokues të SHBA-ve që e njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe qëndrimin e papranueshëm të BE-së, i cili barazon "fajtorin" me "viktimën". Partitë tona mbështesin njohjen e një shteti të pavarur Palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor, në kufirin e vitit 1967.

10. PK e Turqisë (TKP) dhe PK e Greqisë (KKE) bashkëpunojnë në revistën teorike «Inspektimi Komunist Ndërkombëtar», në «Iniciativën Komuniste Europiane», në takimet Ndërkombëtare dhe Rajonale të Partive Komuniste dhe Punëtore dhe së bashku me partitë e tjera Komuniste do të vazhdojmë përpjekjen për forcimin e unitetit dhe të luftës së lëvizjes komuniste për rindërtimi revolucionar të saj.

Partitë tona i drejtohen popujve të së dy vendeve, popujve të rajonit dhe u bëjmë thirrje për të forcuar luftën kundër sistemit shfrytëzues i cili lind kriza, papunësi, varfëri, emigrimin, degradimin arsimor dhe kulturor, ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste. Të forcojmë përpjekjet për unitet klasor të klasës punëtore, për aleancën sociale me shtresat popullore që shtypen nga monopolet, që të zhvillohet lufta klasore, lufta për pushtet punëtor, për socializmin, i cili në ditët e sotme është më në kohë dhe i nevojshëm.

Prill 2018

Partia Komuniste e Turqisë (TKP) – Partia Komuniste e Greqisë (KKE)