Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dhunë e egër nga qeveria kundër protestës masive të pedagogëve

Me represion të ashpër u përgjigj qeveri e SYRIZA-ANEL kundër demonstratave masive dhe dinamike që realizuan pedagogët, në kuadër të grevës së tyre 24-orëshe, ditën e premte 11/01/2019, kundër projekt-ligjit të qeverisë për sistemin e ri të rekrutimit - emërimeve, që po diskutohet këto ditët në Kuvend. Siç denoncojnë pedagogët ky projektligj është një paralajmërues për përjashtime/pushime nga puna të mijëra zëvendës pedagogëve, përmes kritereve të përcaktuara në sistemin e ri të rekrutimit/emërimit.

Në Athinë, kur tubimi i protestës arriti në afërsi të rezidencës së kryeministrit, përfaqësuesit e pedagogëve kërkuan me këmbëngulje largimin e autobusëve të policisë, të cilat kishin bllokuar qasjen, për t'u takuar me kryeministrin.

Policia u përgjigj duke "mbytur" protestën me bomba kimike, duke hedhur bomba zhurmuese verbërisht në mes të turmës, pas autobusëve, dhe granata tymuese e zhurmuese kundër pedagogëve me rezultat plagosjen e protestuesve, mes tyre edhe deputetin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Janis Dhelis dhe Theodhora Dhrimala, anëtare Këshillit Drejtues të Federatës së Mësuesve të Greqisë (DOE) njëkohësisht dhe kuadro e Frontit Militant Mbarpunëtorë (PAME) si dhe studentin e zgjedhur në Këshillin Drejtues të Historisë-Arkeologjisë, Jani Eri. Deputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) pësoi djegie por dhe dëm të madh në daullen e veshit dhe po kurohet i shtruar në Spitalin "Evangjelismos".

Duke u përpjekur për të shmangur përgjegjësitë e rënda të qeverisë për sulmin, ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, Olga Gjerovasili, foli në deklaratën e saj për ... veprime "të papranueshme dhe politikisht të rrezikshme", "të disa burrave të forcave policore të njësisë MAT (Njësive të Rivendosjes së Normalitetit)", ndërsa Shtabi i Policisë Greke shpalli i hezituar Fillimin e Hetimeve Administrative (EDE) ...

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshojë njoftimin e mëposhtëm në lidhje me sulmin e egër të Njësive policore të Rivendosjes së Normalitetit (MAT) kundër tubimit të pedagogëve:

«Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon sulmin brutal të Njësive policore të Rivendosjes së Normalitetit (MAT) kundër tubimit masivë të pedagogëve jashtë Kuvendit, madje duke shkuar aq larg sa që goditën dhe verbërisht brenda turmës, me hedhjen e lëndëve kimike e lotsjellëse dhe granata tymuese-zhurmuese. Si rezultat i këtij sulmi ishte plagosja e protestuesve, mes tyre edhe deputeti i PK të Greqisë (KKE) Janis Dhelis dhe Theodora Drimala, anëtare e Këshillit drejtues të Federatës së Pedagogëve të Greqisë dhe kuadro e Frontit Militant Mbarpunëtorë (PAME), të cilët u përcollën në spitalin "Evangjelismos". Ky sulm tregon se qeveria e SYRIZA-ANEL nuk heziton aspak për të imponuar politikën e saj, e cila në fushën e arsimit shprehet me mbajtjen peng dhe në pa-punësim të mijëra punonjësve me kontratë si dhe të pa emëruar, po ashtu, dhe me mijëra mangësi nëpër shkolla».

Për këtë ngjarje, deputeti i PK të Greqisë (KKE), Thanasis Pafilis ka protestuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve.

 

 

ekpaideutikoi-kinhtopoihsh

Deklaratë nga Dhimitri Kucuba

Në deklaratën r tij, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, vuri në dukje:

«Sulmi i sotëm brutal nga forcat e policisë kundër pedagogëve, e cila rezultoi dhe me plagosjen e rëndë të deputetit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Jani Dheli, i cili është shtruar në spital, tregon se qeveria SYRIZA - ANEL është e pamëshirshme.

Me sa duket, kjo është mënyra e cila ka zgjedhur z. Cipras -siç vepronin dhe të gjithë të mëparshmit- për të "likuiduar çështjet e mbetura", pra, për të përfunduar punën e ndyrë që ka ndërmarrë» ._

 



14.01.2019