Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Intervistë e Lefteri Nikolau - Alavanos, eurodeputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për luftën imperialiste në Ukrainë

Pyetje. Do të doja të komentonit atmosferën politike që mbizotëron në Perëndim ndaj Rusisë, "rusofobinë", siç e quajti gazetari italian Giulio Chiesa. Ne shohim për herë të parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore që njerëzit të ndiqen penalisht vetëm në bazë të origjinës dhe shtetësisë së tyre kombëtare, ministra evropianë po bëjnë thirrje për vrasjen e Putinit dhe për përmbysje të regjimit rus, një klimë spastrimesh po tentohet të imponohet në të gjithë kontinentin. Sa serioz mendoni që është rreziku me të cilin po përballen të drejtat demokratike në Perëndim dhe paqja botërore si rezultat i kësaj klime ndërkombëtare?

Përgjigje: Çdo ndërhyrje dhe luftë imperialiste, si kjo që po vazhdon prej 7 muajsh në Ukrainë, “vishet” me përralla ideologjike që synojnë të bindin popujt për domosdoshmërinë e përfshirjes së shteteve të tyre në to. Ne i kemi përjetuar historikisht në shumë vende "idetë e mëdha", "luftërat kundër terrorizmit", "misionet e paqes", "revolucionet me ngjyra" etj. Nga ana tjetër, konflikti midis SHBA-NATO-BE dhe bllokut euroaziatik Rusi-Kinë, nuk mund të përbënte një përjashtim. Është një konflikt i cili po ndodh në shumë pika dhe e ka kthyer popullin e Ukrainës në një “thes boksi”.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e ka hedhur poshtë dhe e ka denoncuar si të papranueshme dhe të rrezikshëm vendimin BE-së dhe të qeverive të shteteve të saj për ndalimin e mediave ruse apo të kulturës ruse, si dhe çdo diskriminim në bazë të origjinës kombëtare, në përpjekjen që bëhet për të "demonizuar" rusët dhe Rusinë. Ashtu siç na gjejnë të kundërt edhe masat e ngjashme që janë marrë nga autoritetet ruse, si dhe synimi për të demonizuar ukrainasit dhe Ukrainën, që shkon deri në mohimin e të drejtës së ekzistencës së këtij kombi apo shteti. Përveç kësaj ne kundërshtojmë masat dhe propagandën antikomuniste, sulmin kundër liderit të Revolucionit të Tetorit, V.I. Lenin, i kryer si nga udhëheqja politike reaksionare e Ukrainës, ashtu edhe nga udhëheqja aktuale politike e Rusisë.

Ky zhvillim është një goditje ndaj të drejtave demokratike të punëtorëve si në shtetet e Perëndimit, ashtu edhe në Rusi, si dhe në vendet e tjera të përfshira në konfliktin imperialist, para së gjithash, sepse zvogëlon të drejtën e tyre për informim. Përveç kësaj, synon të përçajë punëtorët, të shtojë histerinë nacionaliste dhe, ndër të tjera, ta kthejë kulturën në një mjet të luftërave imperialiste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton kundër nacionalizmit, racizmit, promovon luftën e përbashkët të punëtorëve, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare, kundër shfrytëzuesve, monopoleve, kapitalizmit, për një shoqëri pa shfrytëzim dhe luftëra imperialiste, për shoqërinë e socializmit - komunizmit.

 

Pyetje: Keni kërkuar vazhdimisht heqjen e sanksioneve kundër Rusisë. Cila është arsyeja që po e kërkoni këtë?

Përgjigje: Për shumë vite populli ynë, popuj të tjerë kanë paguar kaq shumë si për zhvillimin kapitalist, ashtu edhe për krizën kapitaliste. Tani u ngarkojnë atyre edhe vëllain e tyre binjak, luftën imperialiste. Dhe nuk arrijnë vetëm shpenzimet e tepruara të luftës për blindimin e “sistemit të sigurisë” së NATO-s, e cila krijon deficite dhe borxhe të reja të mëdha qeveritare, që populli do t'i paguajë deri në qindarkën e fundit, por po shtohen edhe sanksionet.

Nga njëra anë, sanksionet edhe ato janë gjithashtu pjesë e luftës imperialiste, të cilat popujt e fuqive të përfshira në konflikt u kërkohet që të paguajnë. Nga ana tjetër, BE-ja, duke hartuar politikën e sanksioneve, promovon interesat e veta, strategjinë e “tranzicionit të gjelbër dhe dixhital” që ka përpunuar në favor të monopoleve të saj.

Kështu, p.sh. punëtorët në vendin tonë (Greqi), që sido që të ishte e paguanin shtrenjtë energjinë, në emër të “çangazhimeve” nga taksat që u bëheshin pronarëve të anijeve, në emër të “konkurrencës së ekonomisë”, do ta paguanin më shtrenjtë, për shkak të delinitizimi, në emër të “tranzicionit të gjelbër”, e cila nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen e mjedisit, por me rritjen e përfitimit të kapitalistëve. Tani ata do të paguajnë shumë herë më shumë për energjinë dhe për shkak të luftës. Këtë “skeç teatral” e kanë parë më herët edhe bujqit e varfër që kanë paguar dëmet e sanksioneve të vitit 2014. Përveç karburantit më të shtrenjtë, furnizimeve bujqësore dhe lëndëve të para, me të cilat janë përballur edhe para luftës, dëmi do të jetë edhe më i madh nëse mund të llogaritet embargoja e vendosur ndaj Rusisë nga BE që i kushton atyre rreth 160 milionë çdo vit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe kërkon heqjen e tyre dhe i bën thirrje qeverisë që të mos i respektojë ato, sepse ato rrisin barrën ekonomike në xhepat e shtresave popullore. Një barrë që nuk mundet të hiqet dot nga masat si “aspirinë” të marra nga qeveria dhe BE-ja.

Pyetje: Sipas jush, cili duhet të jetë qëndrimi i së majtës greke dhe evropiane për çështjen e luftës në Ukrainë, por edhe për luftën sui generis të NATO-s kundër Rusisë (të paktën)? Së fundmi, dy figura të së majtës qipriote, ish-sekretari i përgjithshëm i AKEL Andros Kyprianu dhe kryetari i Partisë Socialiste EDEK, Marinos Sizopulos, u shprehën në favor të një armëpushimi të menjëhershëm dhe të njëkohshëm, fillimit të negociatave, heqjes së sanksioneve dhe pajisjeve të Ukrainës. A jeni dakord me këto aspirata? A mund të bëhen ato bazë për një veprim të bashkuar të forcave anti-luftë të së majtës dhe jo vetëm në Evropë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre për çështje të tjera? Keni ndërmend të merrni ndonjë iniciativë në këtë drejtim?

Përgjigje: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) së bashku me 41 Parti të tjera Komuniste dhe Punëtore nga e gjithë bota ka mbajtur qëndrim për shkaqet dhe natyrën e luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Ne kemi parë në të kaluarën e afërt se si marrëveshjet e paqes, si ato në Minsk-ut, të cilat përfshinin shumë "paqartësi diplomatike", u rrëzuan. Kemi parë sesi organizatat ndërkombëtare, si OSBE-ja, pavarësisht nga deklaratat e tyre të ndryshme për “sigurinë” në Europë, nuk mundën të parandalonin një luftë të re, vdekjen e mijëra njerëzve, emigrimin e miliona të tjerëve. Kemi parë falimentimin e “Këshillave NATO-Rusi” dhe të “kanaleve” përkatëse ruse me BE-në.

Vlerësimi ynë është se lufta po bëhet për interesa konkrete ekonomike dhe politike të klasave borgjeze dhe këto çojnë në gjakderdhjen e popujve. Lufta lind nga mënyra kapitaliste e prodhimit dhe është “vazhdimi i politikës me mjete të tjera, të dhunshme”. Lufta kryhet për lëndët e para, për rrugët e transportit, për mbështetjet gjeopolitike, fuqinë punëtore, pjesët e tregut. Si përfundim, dënimi masiv dhe popullor i luftës duhet të lidhet me zgjidhjen që duhet dhënë nëpërmjet heqjeve të shkaqeve që e shkaktojnë atë (luftën). Sot, aksioni kundër luftës është gjithnjë e më shumë i lidhur me luftën kundër kapitalizmit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i evidenton këto aspekte te punëtorët e Greqisë dhe njëkohësisht udhëheq me protesta masive kundër pjesëmarrjes së vendit tonë në luftë. Kundër dërgimit të forcave ushtarake, armëve dhe municioneve për planet e NATO-s, në të cilën është anëtare Greqia. Kundër ekzistencës dhe shfrytëzimit të impianteve-bazave ushtarake nga SHBA dhe NATO siç janë ato në Suda, Aleksandropoli, Stefanovikio, Larisa të Greqisë. Kundër instalimit të armëve bërthamore amerikane në Araksos apo në periferi tjetër të Greqisë. Kundër “aleancës strategjike” me SHBA-të. Për shkëputjen/ç angazhimin e vendit tonë jo vetëm nga planet agresive të NATO-s dhe BE-së, por edhe nga vetë këto bashkësi imperialiste, diçka që, sipas nesh, mund të garantohet në Greqi nga pushteti punëtor.

Për këtë aksion pionier kundër NATO-s, qeverisë së ND-së dhe forcave të tjera politike, si kundër SYRIZA-s "të majtë", të cilët mbështesin luftën imperialiste, komunistët arrestohen nga policia dhe tërhiqen zvarrë në gjykatat borgjeze. Natyrisht që, aksioni antiimperialist i KKE, si në Greqi ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, do të vazhdojë, nëpërmjet koordinimit me PK-të e tjera, siç dëshmohet edhe nga pjesëmarrja e Partisë sonë në protestat anti-NATO në Turqi, apo në demonstratën anti-NATO në Madrid në Samiti i NATO-s, apo nga takimi i fundit i përbashkët në Athinë i Sekretarëve të Përgjithshëm të 4 Partive Komuniste, të KKE, të PK të Turqisë, të PK të Punëtorëve të Spanjës dhe të PK të Meksikës dhe nga deklarata e tyre përkatëse.

Pyetje: Ju keni mbështetur pikëpamjen se në Ukrainë kemi një konflikt “ndër-imperialist”, një pikëpamje që praktikisht barazon NATO-n me Rusinë. Por për 30 vjet, nuk është Rusia ajo që ka ndjekur një politikë agresive ndaj Perëndimit, por NATO. Duke qenë se Rusia ka pësuar pushtime të tmerrshme nga Lindja, përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë, a nuk është e natyrshme që Moska të frikësohet dhe të reagojë ndaj zgjerimit të NATO-s? Pse kjo është imperializëm?

Përgjigje: Pyetja juaj sjell anasjelltas argumentin që dëgjojmë nga forcat kryesore politike të Greqisë në 7 muajt e fundit, të cilët thonë: "Është Rusia ajo që kaloi kufijtë e Ukrainës, që anekson territoret e Ukrainës, ajo është agresorja dhe Ukraina ajo që mbrohet. Ne duhet të qëndrojmë në krah të atij që mbrohet, të solidarizohemi” apo argumenti tjetër: “Rusia është një forcë revizioniste (që rishikon traktatet), ashtu si Turqia e Erdoganit. Armiku ynë është revizionizmi (rishikimi). Nëse kjo (rishikimi) dominon ne do e gjejmë përballë nga Turqia në detin Egje dhe në Qipro. Si do të kërkojmë atëherë mbështetje nga aleatët tanë nëse nuk e mbështesim Ukrainën tani?"

Por e vërteta është se çdo klasë borgjeze është agresive, para së gjithash në kurriz të punëtorëve të vendit të vet, të cilët i shtyp dhe i shfrytëzon, dhe më pas, në bazë të fuqisë së tyre politiko-ushtarake, edhe në kurriz të popujve të shteteve të tjera. Nuk ekziston klasë borgjeze “pro-paqësore”. “Ujku” nuk bëhet “qengj”. Marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato dypalëshe formohen në bazë të fuqisë të çdo klase borgjeze, dhe rishikohen nga ata me mënyra paqësore apo luftarake kur ato vlerësojnë se u intereson.

Për sa i përket imperializmit, nuk është e saktë ta kuptojmë atë thjesht si një politikë “agresive”, por si fazën në të cilën ndodhet sot kapitalizmi, pra si kapitalizëm monopol. Rusia është një shtet me monopole shumë të forta: Rusia është shteti i 5-të për nga miliarderët në botë, nga njëra anë është e 11-ta në peshën nominale të PBB-së botërore dhe e 6-ta në peshën e PBB-së reale botërore, si dhe në prodhimin industrial në botë. Rusia ka një fuqi të madhe energjetike dhe e përdor atë në kontekstin e konfrontimit kapitalist. Ajo ka aftësinë të avancojë politikën e saj të jashtme duke ushtruar të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk i barazon forcat imperialiste. Në fund të fundit, secila prej tyre ka vendin e vet në antagonizmat e ashpra që po zhvillohen. SHBA-të janë sot fuqia më e fortë imperialiste në planet, por këtë epërsi në sistemin kapitalist botëror po e sfidon sot Kina, fuqia më e fortë ekonomike e kapitalizmit modern, e cila gjithashtu po zhvillon me shpejtësi fuqinë e saj ushtarake dhe po ndërton marrëdhënie aleate me Rusinë kapitaliste, pra me fuqinë e dytë ushtarake në botë dhe i vetmi vend kapitalist që sot mund të kërcënojë me shkatërrim bërthamor fuqinë më të fortë imperialiste në planet, SHBA-të. Pra, po flasim për një konflikt forcash të botës moderne imperialiste, një konflikt “banditësh” në të cilin popujt nuk duhet të zgjedhin anën e askujt. Ana e drejtë e Historisë qëndron në luftën e popujve kundër monopoleve, kundër kapitalizmit, për heqjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.

 

Pyetje: Ukrainasit sigurisht që e kanë, si të gjithë popujt e botës, të drejtën e vetëvendosjes. Por a nuk duhet që ushtrimi i saj të bëhet nga një udhëheqje që përfaqësojnë popullin disi më përfaqësuese dhe të mos rrezikojnë sigurinë e popujve të tjerë? Nëse ukrainasit kanë të drejtën e vetëvendosjes, pse nuk e kanë rusët, një shumicë solide në Krime dhe Donbas, rajone historikisht ruse?

Përgjigje: Më të vërtetë, kush mund të gjejë një "peshore" për të peshuar përfaqësimin e regjimeve borgjeze? Për shembull, regjimi aktual reaksionar në Ukrainë ka ardhur nga përmbysja me grusht shteti të qeverisë së Janukoviç-it në vitin 2014, ndërsa regjimi aktual në Rusi ka ardhur nga veprimet e grushtit të shtetit të Jelcinit në vitin 1993, kur tanket bombarduan parlamentin rus. Që të dy erdhën nga shpërbërja e BRSS-së në një mënyrë të barabartë me grusht shteti, me përmbysjen e socializmit, pavarësisht vullnetit të shumicës së popujve të BRSS, ashtu siç u manifestua edhe në referendumin përkatës të atëhershëm. Si rrjedhim, sot, dy popuj që jetuan e punuan së bashku për 70 vjet, në vitet e socializmit, sot, nën drejtimin e klasave borgjeze, po vrasin njëri-tjetrin.

Për sa i përket çështjes së vetëvendosjes, duhet të theksojmë se sot kjo është bërë “llastikë” nga qeveritë borgjeze. Madje përdoret për të justifikuar hyrjen e vendeve, si p.sh të Maqedonisë së Veriut apo Ukrainës në organizatat imperialiste të NATO-s dhe BE-së.

Komunistët duhet të përballen me këtë çështje specifike, ashtu siç u përball 100 vjet më parë lideri i Revolucionit të Tetorit, Lenini, i cili ndër të tjera theksonte se: «Kërkesat e ndryshme të demokracisë, së bashku me vetëvendosjen, nuk janë diçka absolute, por një “pjesë” e lëvizjes “botërore” pandemokratike (sot: pansocialiste)» [1]. Me fjalë të tjera, Lenini na bënte thirrje për të parë vetëvendosjen brenda një uniteti dialektik me përmbysjen e pushtetit të klasës borgjeze.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) sot e sheh këtë çështje në mënyrë analoge: Mbron të drejtat e pakicave kombëtare dhe fetare dhe kundërshton nacionalizmat që po zhvillohen nga anët e ndryshme, mbron kufijtë, integritetin territorial të shteteve, marrëveshjet që i përcaktojnë ato, promovon luftën e përbashkët të punëtorëve kundër kundërshtarit të përbashkët: kapitalizmit, klasave borgjeze dhe interesave të tyre.

Territoret që ju i përshkruani si "rajone historikisht ruse",  pas shpërbërjes së shtetit unitar, BRSS-së, u përfshinë në shtetin borgjez të Ukrainës, diçka që, as atëherë e as më vonë, nuk u kundërshtuan nga udhëheqja ruse dhe as që u bë thirrje që të bëhej një referendum në ato territore dhe të pyeteshin se në cilin shtet dëshiron të bashkohej popullsia e tyre.

Do ta dini, sigurisht, se populli grek dhe ai qipriot kanë një përvojë të hidhur në të kaluarën dhe në të tanishmen moderne nga pretekstet që janë përdorur me kalimin e kohës nga klasa borgjeze turke dhe përfaqësuesit e saj politikë për invazionin dhe pushtimin e 40% të Qipros, vënien në pyetje të pronësisë së ishujve grekë, e të drejtave sovrane të Greqisë dhe Qipros, "lojërat" e shfrytëzimit dhe planet e rrezikshme me pakicën myslimane të Trakës Perëndimore.

Pra, pavarësisht preteksteve, që mund të përdorin klasat borgjeze, punëtorët nuk kanë asnjë interes nga planet e kapitalistëve, nga ndryshimet e kufijve, që bëhen përmes gjakderdhjes si tani në Ukrainë, shtojnë urrejtjet nacionaliste dhe bëhen pengesë për luftën  e përbashkët të nevojshme të popujve. Që të bëhet praktikë parulla “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!” dhe  t’i jepet fund barbarisë kapitaliste.

 

[1] V. I. Lenin: «Rezultatet e debatit mbi vetëvendosjen». Vëllimi 30, f. 39. Shtëpia Botuese Syghroni Epohi (Greqisht) 

 

*Intervista është dhënë për gazetarin Dhimitri Konstantakopulo dhe është publikuar në “kosmodromio”.

 

01.09.2022