Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Zgjedhjet Studentore në Greqi

Komunistët në vendin e dytë, me rritje të votave dhe të përqindjes, mbi 20%

Më 10 prill 2019, u realizuan zgjedhjet studentore në Universitetet e Greqisë për Këshillat e shoqatave studentore. Këto zgjedhje mbahen në universitetet TEI (Institucione të Arsimit Teknologjik) dhe AEI (Institucionet e Arsimit të Lartë). Në zgjedhje përfshihen shoqata studentore të mbështetura nga organizatat rinore nga partitë politike të vendit.

Mijëra studentë morën pjesë në zgjedhjet e shoqatave studentore për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Këshillat Drejtues. Zgjedhjet realizohen në një vit i cili është i shënuar nga betejat elektorale që do pasojnë në Greqi, (zgjedhje për Parlamentin Europian, zgjedhje për Prefekturat dhe Bashkitë në datën 26/05 dhe zgjedhje kombëtare deri në muajin Tetor) por edhe nga ristrukturimi -që me nxitim po e kryen qeveri e SYRIZA-s- në Arsimin e Lartë me unifikime fakultetesh, klasifikim më të madh për diplomat dhe të diplomuarit, vazhdimin e politikës së uljes së fondeve për universitetin dhe tregtimin e arsimit, etj.

 Në këto zgjedhje, «Panspoudastiki», shoqata studentore e mbështetur nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE) doli forca e dytë, duke përqendruar në AEI=23.29% (11.510 vota) dhe në TEI = 20.89% (2,155 vota).

Përforcimi i ri për shoqatën «Panspoudastiki» është një përgjigje e rëndësishme nga rinia studentore si kundër politikave antipopullore të qeverisë dhe BE-së, ashtu dhe ndaj fenomeneve degjeneruese të shoqatave studentore, ndaj përpjekjeve që bëhen për degjenerim dhe shpërbërjen e tyre të synuar nga partitë borgjeze.

Gjithashtu, karakteristik është fakti që fraksioni i partisë së "majtë" në pushtet, SYRIZA, edhe këtë vit përqendroi përqindje shumë të ulëta (1.3% në AEI dhe 1.5% në TEI).

Shoqata  «Panspoudastiki» doli forca e parë në dhjetra Këshille Studentore në të gjithë Greqinë, ndërsa, duhet theksuar se dhjetëra shoqata studentore ku komunistët kanë pozita të forta, e koordinojnë aktivitetin e tyre në kontestin e «Frontit Militant Studentor» (MAS) .

Në një deklaratë për Mediat, Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Nikos Abatielos tha ndër të tjera se: «Brenda studentëve forcohet një rrymë radikale e cila duhet të kurorëzohet në betejat elektorale që pasojnë me përforcimin kudo të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Ata që mbështetën flet-votën e «Panspoudastiki»,  por dhe shumë të tjerë të cilët shqetësohen dhe janë në ankth për të tashmen dhe të ardhmen e tyre, u jepet një rasti i madh: Munden të reagojnë kundër kapitalit dhe BE-së, si dhe ndaj kundër qeverive dhe partive që i shërbejnë, të cilat kanë shkruar skenarët për brezin e ri. Të reagojnë duke mbështetur flet-votat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) si në zgjedhjet për Parlamentin Europian ashtu dhe të «Laiki Sispirosit» (Bashkimit Popullor) në zgjedhjet për Bashkitë dhe Prefekturat. Hidhemi në këto beteja pa humbur asnjë minutë.

Shoqata «Panspoudastiki» doli forca e parë për dhjetëra Këshille në nivel kombëtar. Është shpresëdhënës forcimi i atij blloku Shoqatash që merr dhe do të marrë përsipër çështjen e rindërtimit militant të lëvizjes studentore. Që do të dalë përpara për të forcuar linjën e konfrontimit ndaj qeverisë, BE-së dhe kapitalit. Kjo pjesë militante e Shoqatave studentore, e shprehur nga Fronti Militant Studentor, është shpresa për t’i dhënë një fund shpërbërjes dhe degjenerimit».

 

Rezultatet e hollësishme janë si më poshtë: