Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Maratona e Paqes: Forcojmë luftën antiimperialiste

14 Maj 2017 u realizua Marshimi i 37-të i Maratonës për Paqen, i cili filloi në mëngjes nga vendi i quajtur Timvos në qytetin Marathonës dhe përfundoi në mbrëmje në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare. Në komunikatën e Komiteti Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE), i cili organizon çdo vit këtë maratonë, dënohen luftërat dhe ndërhyrjet imperialiste, kërkon shkëputjen e Greqisë nga ato dhe mbylljen e bazave ushtarake të SHBA-NATO. Thanasi Pafilis, anëtar i Këshillit Kombëtar të EEDYE dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Paqes, foli në tubimin mikpritës jashtë Ministrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, mori pjesë në tubimin mikpritës të Maratonës së 37-të, në Athinë dhe bëri deklaratën e mëposhtme për mediat:

«Forcojmë luftën antiimperialiste, luftën kundër luftës, kundër ndërhyrjeve ushtarake. Lidhim luftën e përditshme të popullit tonë kundër memorandumeve, kundër masave antipopullore, kundër BE-së dhe qeverive të kapitalit, me luftën kundër çdo lufte imperialiste, kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake. Luftojmë që të mos ketë asnjë ndryshim kufijsh në rajonin tonë dhe në gjithë botën, që të kthehen mbrapsht të gjitha trupat ushtarake që gjenden jashtë kufijve, që të mbyllen bazat ushtarake të vdekjes, të largohet NATO nga Greqia, të shkëputemi nga kjo aleancë grabitqare, të mos marrim pjesë në këto aventura të rrezikshme në rajonin tonë, në detin Egje, në Ballkan, në Detin e Zi, në Mesdheun Lindor, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Maratona e sivjetshme mund të përbëjë një pikënisje për forcimin e lëvizjes antiimperialiste, për forcimin e luftës antiimperialiste, kundër luftës imperialiste, kundër ndërhyrjeve ushtarake, për paqen dhe begatinë popullore". 


 

 

15.05.2017