Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Në Athinë, më 23 - 25 Nëntor 2018, do të zhvillohet Takimi i 20-të Ndërkombëtar i Partive Komuniste dhe Punëtore, dhe do ta mbajë Partia Komuniste e Greqisë (KKE)

Njoftim për Shtypin

Të Dielën, 20 Maj 2018, në selinë e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u mbajt takimi i Grupit të Punës për Takimet Ndërkombëtare të Partive Komuniste dhe Punëtore, i cili diskutojë çështjet e organizimit për Takimin e 20-të Ndërkombëtar të këtij viti.

Në këtë takim morën pjesë delegacione nga partitë e mëposhtme:

Partia Komuniste e Venezuelës, Partia Komuniste e Vietnamit, Partia Komuniste e Brazilit, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), Partia Komuniste e Indisë, Partia Komuniste e Indisë (Marksiste), Tudeh (Iran), Partia Komuniste e Spanjës, Partia Komuniste e Popujve të Spanjës, Lëvizja Socialiste e Kazakistanit, Partia Komuniste e Kinës, Partia Komuniste e Kubës, Partia e Punëtorëve të Koresë, AKEL (Qipro), Partia Komuniste Libaneze, Partia Komuniste e Meksikës, Partia Komuniste e Afrikës së Jugut, Partia Punëtore Hungareze, Partia Komuniste e Ukrainës, Partia Komuniste e Pakistanit, Partia Komuniste Palestineze, Partia Komuniste Portugeze, Partia Komuniste e Federatës Ruse, Partia Komuniste Punëtore e Rusisë, Partia Komuniste Siriane, Partia Komuniste e Turqisë, Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë (Çeki).

Grupi i Punës vendosi që Takimi i 20-të Ndërkombëtar, që do të mbahet nga PK e Greqisë (KKE)Athinë me rastin e 100-vjetorit të themelimit dhe të aktivitetit të saj, të mbahet në datat 23, 24 dhe 25 Nëntor 2018, me Temë: "Klasa aktuale punëtore dhe aleanca e saj. Detyrat e pararojës së saj politike - partive komuniste dhe punëtore, në luftën kundër shfrytëzimit dhe luftërave imperialiste, për të drejtat e punëtorëve dhe të popujve, për paqen, socializmin".

Gjatë bisedimeve në këtë takim, partitë shkëmbyen mendime mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale. Shumë parti iu referuan zhvillimeve shqetësuese në zonën e Mesdheut Lindor dhe në Lindjen e Mesme, duke dënuar luftën imperialiste dhe ndërhyrjet, veçanërisht bombardimin e Sirisë nga SHBA-të, Britania dhe Franca, si dhe sulmin vrastar të Izraelit kundër popullit të Palestinës, të cilin e nisi vendimi i SHBA-ve për transferimin e ambasadës së tyre në Jerusalem. Gjithashtu, shumë parti që morën fjalën denoncuan vendimin e SHBA-ve për t'u tërhequr nga marrëveshja e programit bërthamor të Iranit. Nga shumë parti u përmend rëndësia e madhe që kanë demonstratat masive anti-imperialiste, që u mbajtën në shumë vende, për situatat e mësipërme, në kombinim me luftën për të drejtat punëtore, popullore, diçka që u duk veçanërisht në demonstratat e fundit shumë masive të punëtorëve në Ditën e 1-Majit në shumë shtete.

Njëkohësisht, përmes diskutimit doli në pah nevoja për të forcuar edhe më tej solidaritetin ndërkombëtar me Partitë Komuniste dhe komunistët, të cilët persekutohen ose u vihen pengesa në aktivitetet e tyre politike, për të dhënë një përgjigje vendimtare kundër antikomunizmit, i cili tregon kufijtë e demokracisë borgjeze.

U bë një shkëmbim i frytshëm pikëpamjesh mbi promovimin e Aktiviteteve të Përbashkëta, që kanë vendosur Partitë Komuniste në Takimin e Fundit të 19-të Ndërkombëtar në Leningrad vitin e kaluar.

Gjithashtu, përfaqësuesit e partive komuniste dhe punëtore ishin të ftuar dhe ndoqën me interes të madh, ditën e Shtunën 19/5, aktivitetin e organizuar nga Sektori i Industrisë i Organizatës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Atikë, me Temë: "Proletariati industrial pararojë në luftën e klasës punëtore për eliminimin e shfrytëzimit kapitalist, për socializmin - komunizmin". Në këtë aktivet foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE), Dh. Kucuba.  

 


Meeting of the WG of the IMCWP

 

22.05.2018