Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KOMENT I ZYRËS SË SHTYPIT TË PK të GREQISË (KKE)

Për stërvitjet ushtarake të "Sea Shield-2019" në Detin e Zi

Stërvitja e madhe detare shumëkombëshe e NATO-s në Detin e Zi, e quajtur Sea Shield-2019, ku marrin pjesë SHBA, Bullgaria, Greqia, Rumania, Kanadaja, Holanda, Turqia, si dhe Ukraina dhe Gjeorgjia, vjen të shtohet në "lëmshin" e tensioneve të marrëdhënieve të aleancës imperialiste të NATO-s me Rusinë.

Kishte paraprirë "angazhimi" i vendeve të NATO-s për të miratuar një "paketë masash" për të mbështetur Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Këto veprime të NATO-s vijnë pak kohë pas provokimit të synuan nga forcat detare të qeverisë reaksionare të Ukrainës në rajon, konkretisht në ngushticën e Kerç-it.

Qeveria e SYRIZA-s nuk mundet të fshihet prapa së ashtuquajturës "aleancë progresive". Në praktikë po vazhdohet, edhe në këtë çështje, e njëjta linjë që kishte vendosur ND dhe të gjitha partitë borgjeze të cilat qeverisën Greqinë në kohë të ndryshme, dhe angazhon Greqinë në operacionet e NATO-s dhe në antagonizma ndër-imperialiste të cilat janë të rrezikshme për popujt.

• Duhet të forcohet lufta që të kthehen mbrapsht dhe menjëherë të gjitha forcat ushtarake greke, të cilat ndodhen në misione imperialiste jashtë vendit!

• Asnjë pjesëmarrje në planet dhe organizatat imperialiste!

• Τë mos jetë Greqia vatër sulmuese për luftërat imperialiste të NATO-s dhe BE-së!

 

08.04.2019                              ZYRA e SHTYPIT e KQ të PARTISË KOMUNISTE të GREQISË (KKE)