Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Prani militante e PK të Greqisë (KKE) dhe e PK të Turqisë (TKP) në mitingun kundër samitit të G7 në Mynih, Gjermani

Prania e bllokut të përbashkët të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Partisë Komuniste të Turqisë (TKP) në demonstratën e zhvilluar ditën shtunë, 25/6/22 në Mynih të Gjermanisë kundër Samitit të G7, i realizuar në Bavarinë Jugore, ishte një pjesëmarrje militante dhe masive.

Megjithë përpjekjet e organizatorëve të mobilizimit për t’i dhënë një mesazh menaxhues këtij mobilizimi dhe për nevojën e transformimit të G7 në një drejtim gjoja "më popullor" me më shumë "ndjeshmëri" ndaj problemeve të popujve dhe planetit, trupi kryesor i protestuesve bërtiti slogane kundër kapitalizmit dhe imperializmit.

Pjesëmarrje dinamike dhanë ata që morën pjesë në bllokun e KKE dhe TKP me parullat, pankartat dhe flamujt e tyre. «Jo rishpërndarjes së përgjakshme të botës nga imperialistët - Shpresa është lufta e popujve!» ishte slogani i banderolës në gjermanisht, ndërsa forcat e komunistëve Turq dhe Grekë me një aksion masiv me një deklaratë të përbashkët treguan fajtorin e vërtetë për situatën e punëtorëve në mbarë botën dhe nxorën në pah perspektivën e luftës dhe organizimit klasor për një shoqëri të ndryshme nga ajo që hartohet në samitet e G7, BRICS dhe në të gjitha shtabet imperialiste, për shoqërinë që do të fokusohet në nevojat reale të njerëzimit, për socializmin-komunizmin.

Protestuesit, pak para përfundimit të tubimit zyrtar, vendosën për rinovim të takimit të tyre në luftërat e ardhshme, kundër klasave borgjeze dhe planeve të tyre antipopullore të Gjermanisë, si dhe të Greqisë dhe Turqisë.

 

 

 

28.06.2022