Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

RRETH SHKATËRRIMIT TË MONUMENTIT ANTIFASHIST NË RIGA

Vendimi i autoriteteve të Letonisë dhe të qytetit të Rigas për të shkatërruar të gjithë kompleksin e monumentit antifashist, i cili ndodhej në një pjesë qendrore të kryeqytetit të Letonisë dhe lidhej me çlirimin e Rigës nga pushtuesit fashistë, është një hap tjetër në drejtim të rishkrimit të historisë. Ky akt u realizua në një shtet ku ushtrohen persekutime antikomuniste dhe që tashmë ka avancuar rehabilitimin e bashkëpunëtorëve të nazistëve, të “legjioneve” naziste, të cilët tashmë parakalojnë zyrtarisht çdo vit.

Kjo fushatë, e cila ka “vulën” e BE-së dhe qeverive të saj dhe që “serviret” me ideologjinë e “luftës kundër totalitarizmit” dhe të barazimit anti-historik të komunizmit me fashizmin, synon të ndikojë në ndërgjegjen e brezit të ri. Ajo dëshiron të fshijë kontributin heroik të popullit sovjetik dhe të Ushtrisë së Kuqe për shkatërrimin e përbindëshit fashist, i cili ishte pjellë e kapitalizmit.

Tensioni i ri që po merr ky aksion, shfrytëzon luftën imperialiste në Ukrainë midis fuqive euroatlantike dhe Rusisë dhe përpiqet të barazojë pushtimin e papranueshëm rus të Ukrainës dhe sjelljen e Rusisë kapitaliste që rrjedh nga kundërrevolucioni, me Bashkimin Sovjetik dhe Fitoren e lavdishme antifashiste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon autoritetet e Letonisë për shkatërrimin e monumentit antifashist dhe shpreh solidaritetin e saj me ata që luftojnë për të parandaluar kalimin e antikomunizmit dhe anti-sovjetizmit.

 

Fitorja antifashiste e Ushtrisë së Kuqe nuk mund të fshihet!

Larg duart nga monumentet antifashiste të Europës!

 

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Athinë.24.08.2022