Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Tubim masiv dhe militante kundër Marrëveshjes Cipra - Zaev, kundër planeve të NATO-s dhe nacionalizmit

Punëtorë, të rinj dhe pensionistë, protestuar në tubimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në pasditen e së enjtes, më 24 Janar duke thënë "JO-në" e tyre kundër marrëveshjes Cipras - Zaev, kundër planeve të SHBA - NATO - BE, irredentizmit dhe nacionalizmit, por dhe "PO-në" e tyre ndaj miqësisë - solidaritetit dhe luftës së përbashkët të popujve.
Në demonstratën e Athinës foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas dhe më pas filloi marshimi i demonstratës në drejtim të ambasadës së SHBA-ve. Kur kreu i tubimit arriti jashtë ambasadës, protestuesit dogjën flamujt e NATO-s, SHBA dhe BE-së.

 

 

Në tubimin e Selanikut foli Sotiris Zarianopulos, Eurodeputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Selanikut dhe më pas u realizua marshim në konsullatën e SHBA-ve.

Demonstrata të ngjashëm ndodhën edhe në qytetin Larisa.

 

 

 

Bashkë me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) për të forcuar kundërshtimin e popullit kundër planeve imperialiste, kundër NATO-s dhe BE-së

«Jemi këtu për të vendosur me zë të lartë «JO-në» tonë kundër marrëveshjes Cipra - Zaev dhe planeve antipopullore euroatlantike. Jemi këtu për të vendosur «PO-në» tonë për paqen, miqësinë, solidaritetin e popullit grek me popullin fqinj. Ishin «JΟ-ja» origjinale dhe «PO-ja» e vërtetë ato që kurorëzuan sot në mëngjes Akropolin, këtë simbol të përjetshëm të kulturës greke dhe botërore, e cila bëri bujë botërore» tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Gjithashtu ai theksoi se «qeveria e SYRIZA-s po përgatitet të aprovojë Marrëveshjen e Prespës të cilën e hartojë, e zbatojë dhe e nënshkroi më së fundi me qeverinë e IJRM-së (Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë), sipas porosive të NATO-s, të amerikanëve dhe të BE-së dhe të kapitalit të madh, për të bërë biznesin e tyre në Ballkan».

Së fundmi ai theksoi, «Ι bëjmë thirrje punëtorëve, të papunëve, njerëzve të shtresave popullore që të forcojnë kundërshtimin e tyre kundër planet imperialiste, ndaj NATO-s dhe BE-së.

Të luftojnë për të hequr bazat ushtarake amerikanoNATOoke nga Greqia, për shkëputjen e vendit tonë nga organizmat imperialiste, për të mos hyrë dhe popuj të tjerë në këtë burg.

Të marrin vendin e tyre në luftë bashkë me komunistët, për të forcuar solidaritetin dhe luftën e përbashkët të popujve, për të ndjekur rrugën tonë, me pushtetin tonë, pushtetin punëtorë.»

 

 

KKE Demonstrations 24.01.2019

 

 

25.1.2019