Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Demonstratë madhështore në Selanik paralajmëron intensitetin e luftës klasore

Një tubim dhe demonstratë madhështore e Sindikatave, të cilat janë të bashkuara në Frontin Militant Mbar-Punëtorë (PAME), përfundoi të shtunën, 6/9/2025 në portin e Selanikut, duke dërguar njëkohësisht mesazhin e shkëputjes së vendit nga luftërat imperialiste, pasi porti është shndërruar në një bazë sulmi të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri K. Micotakis po fliste në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, duke deklaruar angazhimin e tij ndaj direktivave antipopullore të BE-së, ndaj disiplinimit fiskal që BE kërkon, ndaj shlyerjes së borxhit shtetëror dhe duke u premtuar klasave popullore "lehtësime tatimore" dhe "përfitime", të cilat përbëjnë një kthim minimal nga grabitja e madhe tatimore e popullit, e cila kryhet me taksa të padrejta direkte dhe indirekte.

Në të njëjtën kohë, kryeministri njoftoi masa-përfitime dhe "reforma" për grupet e biznesit, veçanërisht ndaj atyre që po përgatiten të "hanë" fondet e ekonomisë së luftës dhe të armatimeve. Për popullin, e gjithë kjo paralajmëron një përkeqësim të pozicionit të tyre.

Punëtorë, fermerë, të vetëpunësuar, të rinj dhe gra iu përgjigjën politikës antipopullore të qeverisë dhe nxorën në pah kërkesën militante kundër politikës që sakrifikon jetët e njerëzve. Ata dhanë tonin për një përshkallëzim vendimtar, për organizimin e protestave grevore nga sindikatat deri në fund të shtatorit, kundër monstruozitetit të skllavërisë së 13-orarshit në ditën e punës, ligj që u dorëzua nga qeveria për miratim.

Demonstrata në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut ishte më e madhja që është zhvilluar në vitet e fundit, ashtu siç ishte dhe objektivi që ishte vendosur në takimin që e sindikatave më 26 gusht.

Sloganet si «Marrëveshje sektoriale pune, rritje pagash, kjo është përgjigja e punëtorëve», «Ditë pune 7-orëshe - 5-ditore në javë, rritje pagash, kundër fitimeve të pronarëve», si dhe «13-orarshi nuk do të zbatohet, do të përmbyset me organizim dhe luftë» ishin vetëm disa nga ato që tronditën rrugët e qytetit. Punëtorët dhe sindikatat e tyre kërkuan që qeveria të tërhiqte tani monstruozitetin anti-punëtor për 13-orarshin në ditën e punës dhe përcollën kërkesat e tyre për punë të qëndrueshme me të drejta, ditë pune 7-orëshe – 5-ditore – 35-orëshe në javë për të gjithë, rritje të pagave dhe pensioneve, etj.

Një "prani" masive dhanë profesionistët e vegjël dhe të vetëpunësuarit, zejtarët dhe tregtarët e vegjël, të cilët janë të shtypur nga konkurrenca e madhe e bizneseve të mëdha.

Pranë tyre ishin fermerët që po përgatisin një cikël të ri mobilizimesh për problemet akute me të cilat përballen dhe po përkeqësohen vazhdimisht.

Një "prani" militante dhanë studentët, të cilët janë të prekur nga problemet shpërthyese për shkak të mungesës së fondeve dhe komercializimit/privatizimeve, dhe kërkojnë studime moderne dhe falas.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe nxënësit, të cilët kërkojnë shkolla që të edukojnë, jo që të shfarosin, me infrastruktura moderne, pa boshllëqe në mësues, etj.

Në demonstratën sindikale në Selanik mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas. Në një deklaratë të tij për mediat, ai përmendi:

«Ne hedhim poshtë talljet dhe masat antipopullore të qeverisë. Hedhim poshtë premtimet e rreme, Mesia-nët, njerëzit e ndryshëm të partive të tjera të opozitës sistemike.

Kemi besim vetëm te forca e pashtershme popullore dhe në luftën për përmbysjen totale të politikës antipopullore, të këtij shteti të kalbur dhe sistemit të tyre të korruptuar.

I përgjigjemi masave antipopullore të qeverisë, të cilat janë masa të përhershme, së fundmi ajo për 13-orë ditë-pune tek një punëdhënës për skllevërit modernë, me intensifikim të luftës klasore të përhershme, me një aleancë antikapitaliste antimonopoliste me PAME dhe KKE në ballë të luftës»

 

 

 

 

 

08.09.2025