Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Dokerët dhe punëtorët nuk do t'i njollosin duart me gjak

Një mobilizim i ri masiv dhe militant u realizua mbrëmjen e së mërkurës, më 16/7, në skelat 2 dhe 3 në portin detar të qytetit të Pireut kundër transferimit të pajisjeve ushtarake për shtetin-kriminel të Izraelit. Dokerët e portit, punonjësit dhe mijëra njerëz iu përgjigjën thirrjes së Sindikatës së Punëtorëve të Portit (ENEDEP), Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), Qendrës Punëtore të Pireut dhe shumë sindikatave, organizatave dhe forumeve të tjera studentore.
Objektivi i këtij mobilizimi masiv ishte të bllokohej shkarkimi i ngarkesës me municione ushtarake dhe luftarake (çelik i pasuruar për përdorim ushtarak) që, sipas informacioneve, ndodhej në anijen «COSCO Shipping Pisces», e cila mbërriti në port në ato momente. Ngarkesa në fjalë ka destinacion përfundimtar Izraelin, për t'u përdorur në vazhdimin e masakrës në Rripin e Gazës.
Sindikata e punonjësve të portit të Pireut, ENEDEP, njoftoi se me praninë e saj të vazhdueshme në anije, do të sigurojë që të mos realizohet shkarkimi i 5 kontejnerëve me ngarkesë luftarake për aq kohe që anija mbetet në portin detar të Pireut.
17.07.2025