Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Drejtësia borgjeze tregon “ndjeshmërinë” e saj ndaj aktivitetit kriminal nazist

«Jo lirimit nga burgu të nazistit Mihaloliakos, udhëheqësit të organizatës kriminale naziste “Agimi i Artë”, thekson në deklaratën e saj Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), e cila realizoi protestë në Gjykatën e Apelit në datën 15/9 në lidhje me këtë zhvillim dhe shton: «Asnjë tolerancë ndaj fashizmit dhe sistemit që e lind atë»

Në deklaratën e saj, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në lidhje me lirimin e N. Mihaloliakos, vëren:

«Sot, saktësisht 12 vjet pas sulmit vrasës nga batalionet sulmuese të Agimit të Artë ndaj komunistëve dhe sindikalistëve të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), dhe vetëm gjashtë ditë para datës së vrasjes së Pavlos Fisas, Këshilli i Gjykatës së Kundërvajtjeve të qytetit Lamia vendosi të lirojë nga burgu të dënuarin si udhëheqës N. Michaloliakos, “për arsye shëndetësore”! Ky vendim i papranueshëm, i cili vjen si vazhdim i vendimeve të tjera të ngjashme për lirime nga burgu, duhet të tërhiqet menjëherë.

Sistemi borgjez i drejtësisë që e nënvlerësoi sulmin e Agimit të Artë ndaj PAME nga një sulm vrastar në një sulm me "dëmtime të rrezikshme trupore", duke rezultuar kështu në parashkrimin/fshirjen e këtij akti kriminal, vazhdon të tregojë "ndjeshmërinë" e saj ndaj anëtarëve të dënuar të Agimit të Artë, ndaj akteve të tyre kriminale naziste dhe krimeve të tyre të shëmtuara. Në të njëjtën kohë, nuk ngurron të "tregoj dhëmbët" kundër lëvizjes punëtore dhe popullore, e cila reziston, lufton dhe kërkon.

Çfarëdo që të bëjë "shteti ligjor" borgjez dhe institucionet e tij, ai nuk do të ketë sukses në "shpëlarjen" e rolit të Agimit të Artë, por edhe të së gjitha llojeve të formacioneve që u shfaqën më pas, si dora e gjatë i punëdhënësve dhe i shtetit kundër lëvizjes punëtore - popullore. Krimet e tij nuk fshihen nga ndërgjegjja e popullit dhe të së rinjve.

Lëvizja punëtore-popullore, lëvizja rinore, me luftën e tyre në çdo vend pune, në çdo shkollë dhe lagje do të sigurojë dënimin e vërtetë të formacioneve fashiste dhe sistemit shfrytëzues që i lind dhe i ushqen ato».

 

15.09.2025