Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Fjalimi i hapjes nga Jorgo Marino

Të Martën, 8 Dhjetor në Bruksel, u mbajt Seanca vjetore plenare e "Iniciativës Komuniste Europiane",  e cila përbën një formë bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal të Partive Komuniste dhe Punëtore në Europë.

Fjalimi i hapjes nga Jorgo Marino, anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

 "Të dashur shokë dhe shoqe,

Takimin Europian të Partive Komuniste dhe Punëtore që u mbajt dje diskutuam çështjet më të rëndësishme të zhvillimeve ndërkombëtare, rritjen e luftës punëtore – popullore dhe veprimtarinë e Partive Komuniste në shumë shtete.

Ky takim është i vlefshëm, na jep furnizime të gjithë ne për të parë sa më shumë në tërësi zhvillimet, të vlerësojmë më objektivisht rrjedhën e luftës së klasave, për të koordinuar përpjekjet tona në luftën ideologjike – politike me forcat borgjeze dhe oportuniste dhe për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të forcojmë partitë tona dhe rindërtimin e lëvizjes komuniste në Europë.

Sot, në mbledhjen e “INICIATIVËS” ne mund të kemi një pasojë krijuese, të analizojmë çështjet politike kyçe që kanë lindur gjatë gjithë kësaj periudhe, të bëjmë llogarinë e punës sonë dhe të përcaktojmë planin e veprimtarisë, për periudhën e ardhshme.

Mund të dallojmë çështjet e mëposhtme:

Së pari, kriza kapitaliste vazhdon në mjaft shtete dhe paralelisht gjithashtu shpreh shqetësime rreth gjendjes së ekonomisë në BE / Eurozonë, rritmin e ngadaltë të Kinës, problemet në vendet e BRICS, p.sh. në Brazil, në shumë analiza bëhet fjalë për shfaqje të re të krizës.

Punëtorët përballen me sulmin e gjithanshëm të kapitalit, politikat antipopullore të qeverive që shprehin interesat e kapitalit.

Pasojat janë të tmerrshme.

Papunësia e lartë dhe varfëria, likujdimi i të drejtave në punësim, sigurime shoqërore, goditje në Marrëveshjet Kolektive të Punës, privatizimi i shëndetësisë, mirëqenies, arsimit, privatizime dhe liberalizime në sektorë dhe degë industriale të ekonomisë e kanë shënuar kapitalizmin. Me egërsi të veçantë shfaqet sulmi mbi të rinjtë dhe gratë.

Problemet përkeqësohen si në fazën e krizës, ku sigurisht forcohet agresiviteti i kapitalit, ashtu dhe në fazën e rritjes së ekonomisë, pasi kriteri i zhvillimit kapitalist është fitimi.

Së dyti, NATO, SHBA dhe BE-ja kanë zhvilluar shumë luftëra dhe ndërhyrje imperialiste, me pjesëmarrjen e dhjetëra shteteve kapitaliste, si shembujt e luftërave në Jugosllavi, Afganistan, Irak, Libi, Siri, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore, Ukrainë.

Shkaqet e kësaj situate të rrezikshme dalin nga intensifikimi i rivaliteteve ndër-imperialiste për kontrollin e tregjeve dhe burimeve natyrore, të intesifikimit të fitimeve për të forcuar pozitën e monopoleve.

Në këtë fushë, po konkurrojnë, SHBA, Shtetet Anëtare të BE-së, Rusia, Kina, një rrjet prej shtetesh të tjera që mbajnë një pozitë më të lartë ose më të ulët në sistemin imperialist.

Mbi këtë bazë, shumohen vatrat e flakta dhe fushat potenciale të luftës, në shumë rajone të botës.

Shkaqet e vërteta të luftërave dhe ndërhyrjeve imperialiste po përpiqen që ti mbulojnë me pretekstin e "trajtimit të terrorizmit", "sigurisë energjitike", etj

Makineria propagandistike e shteteve kapitaliste përdor të gjitha mjetet për të çorientuar dhe manipuluar klasën punëtore, popujt, që të mos jenë në gjendje të dallojnë, të kuptojnë interesat e tyre dhe të udhëzohen në një rrugë shumë të rrezikshme që të mbështetin njërën fuqi imperialiste ose tjetrën, apo ndonjë bashkësi të tyre.

Me agresionin imperialist është i lidhur gjithashtu, krijimi i mekanizmave provokative dhe kriminale, të tilla si Al Kaida, i ashtuquajturi "Shteti Islamik" dhe formacione të tjera të cilët fitojnë forcë ekonomike dhe bazë në masa, në vazhdim ata përvetësohen, por në çdo rast ata janë pjesë e planeve agresive ndër-imperialiste kundër popujve.

Sulmet kriminale të kësaj periudhe, në Turqi, Liban, Francë, me dhjetra të vdekur dhe shumë të plagosur po përdoren për eskalimin e ndërhyrjeve imperialiste, rritjen e represionit, kultivimin e klimës raciste dhe të ksenofobisë.

Çështje e tretë serioze. Ndërkohë, përshkallëzohet antikomunizmi, shtrembërohet e vërteta historike dhe bëhen përpjekje që të nënvlerësohet roli i socializmit në progresin social, rolin e lëvizjes komuniste për të drejtat e popujve. Forca reaksionare, fashiste në lidhje me interesat e bizneseve dhe aparatit shtetëror, po e çojnë kokën, terrorizojnë, vrasin, përpiqen që të helmojnë popujt me helmin e racizmit – fashizmit.

Në këto kushte tregohet qartë rëndësia e veprimtaris së PK-ve  të “INICIATIVËS”,  ndërhyrjet e 29 Partive Komuniste që marrin pjesë në këtë bashkëpunim.

"INICIATIVA" në vitin 2015 bërë ndërhyrje për çështje të rëndësishme, si:

Dënimin e sulmeve kriminale në Francë në Janar të 2015.

Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Për të drejtat në punë dhe mbrojtjen e të papunëve.

Për Ditën e 1 Majit Punëtor.

Për zhvillimet e rrezikshme në Ukrainë, të rritjes së antikomunizmit dhe solidaritet për komunistët e Ukrainës.

Për 70-të Vjetorin e Fitores Antifashiste të Popujve.

Për Ditën Botërore të Mjedisit.

Dënimin e sulmit të ri terrorist në Francë më 13 Nëntor.

Zbulimin e karakterit antipopullor të TTIP-it  – Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve .

Zbulimin e problemeve të nxënësve / studentëve dhe punëtorëve të rinj.

Mbështetjen e luftën së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), të Partisë Komuniste të Turqisë, të Partisë Komuniste të Popujve të Spanjës në betejat elektorale që ato dhanë.

Partitë tona kanë organizuar një numër të madh aktivitetesh, demostrata në shtetet e tyre dhe ne duhet të shohim për periudhën e ardhshme forcimin e informacionit mes nesh dhe pjesëmarrjen e partive tona në aktivitetet e partive të tjera të "INICIATIVËS", organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, një çështje kjo e cila kërkon që ta studiojmë më mirë.

Të dashur shokë,

Kushtet që janë formuar për klasën punëtore, shtresat popullore, në rini, lindin për Partitë Komuniste detyra shumë serioze politike për t'iu përgjigjur situatës shumë komplekse, në kërkesat e luftës së klasave për të forcuar luftën kundër BE-së, aleancës ndërshtetërore imperialiste për përmbysjen e barbarisë kapitaliste, për socializmin.

Ne i dimë dobësitë, mangësitë, në luftën tonë, boshllëqet në koordinimin e veprimtarisë së saj dhe ne të gjithë të marrim përsipër të japim përpjekjet tona të mëdha për tejkalimin e tyre.

Forcimi i PK-ve të "INICIATIVËS" në çdo shtetë, forcimi i luftës ideologjike – politike dhe masive, ndërtimi i partive veçanërisht në fabrika, në vendet e punës, këmbëngulja në punën me klasën punëtore dhe rininë, intensiteti i përpjekjeve për të ndryshuar bilancin e forcave në lëvizjen sindikaliste, janë element të rëndësishëm ku duhet të përqëndrohet vëmendja jonë në periudhën e ardhshme.

Objektivisht, forcohet lufta ideologjike – politike mbi rrjedhën e zhvillimeve dhe do të përmendim disa shembuj.

Së pari, forcat borgjeze dhe oportuniste, duke përfshirë edhe Partinë e Majtë Europiane (PME) përmëndin (në përgjithësi) domosdoshmërinë e rritjes ekonomike si një mjet për zgjidhjen e problemeve akute të popujve dhe të së keqes së papunësisë, duke kultivuar shpresa të rreme ndaj popujve.

"INICIATIVA" ka detyrë serioze për të kryer, duke zbuluar se zhvillimi i bazuar në një pronë kapitaliste në mjetet e prodhimit, kriteri i fitimit dhe shfrytëzimit të klasës punëtore është një zhvillim për një grusht njerzish, për kapitalistët.

Zhvillimi që mund të zgjidhë problemin e papunësisë, p.sh për të siguruar Shërbime Falas dhe të modernizuara sociale, që të plotësohen nevojat popullore, kërkon ndryshime të thella, radikale të cilat janë të lidhura me përmbysjen e shfrytëzimit kapitalist, me pushtimin e pushtetit nga punëtorët dhe socializimin e mjeteve të prodhimit, me ndërtimin e socializmit.

Së dyti, forcat borgjeze përshtaten, përforcojnë ndërhyrjen e tyre për manipulimin e punëtorëve, socialdemokracia po ndryshon maskat për tu bërë çdo herë më e dobishme për sistemin.

Shembulli i SYRIZA-s në Greqi është karakteristik. Kultivoi pritshmëri të rremë, bllokoi pjesë të rëndësishme të klasës punëtore, të shtresave popullore, mori përsipër përgjegjësi qeveritare me mbështetjen e disa pjesëve të kapitalit dhe të disa forcave imperialiste të fuqishme (SHBA, Francë) dhe po e menaxhon kapitalizmin me vendosmëri.

Aktualisht po zbaton memorandumi i tretë që qeveria ka vendosur me BE-në, BQE-në dhe FMN-në, imponon masa shumë të ashpra antipopullore, kalon në autoritarizëm dhe represion kundër punëtorëve që bëjnë grevë dhe luftojnë, e përfshin vendin më thellë në rivalitetet ndër-imperialiste në operacionet e NATO-s, SHBA-së, BE-së në rajon.

Në të njëjtën linjë të menaxhimit kapitalist ecën  p.sh. edhe partia Podemos në Spanjë por dhe formacione të tjera socialdemokrate në shtete të tjera.

Problemi është shumë serioz dhe qëndrimi i Partive Komuniste është vendimtar dhe i rëndësishëm për shkak se vetëm Partitë Komuniste që e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre ndaj këtyre llojeve të menaxhimit të sistemit munden dhe kanë fuqi të trajtojnë me vendosmëri iluzionet që kultivohen nga socialdemokracia e cila edhe kjo përbën një nga shtyllat kyçe të kapitalizmit dhe alternohet me partitë liberale për vazhdimësinë e sistemit.

Përvoja ka treguar se të ashtuquajturat qeveri të "majta", "progresive" edhe atje ku u mbështetën ose kanë marrë pjesë edhe Partit Komuniste, këto qeveri kanë zbatuar politika antipopullore, masa të egëra kundër klasës punëtore, kanë iniciuar me qëllim përfitimin dhe konkurrencën e kapitalit.

Këto qeveri e kanë çuar lëvizjen punëtore në tërheqje, e kanë bashkuar me aspiratat e klasës bogjeze. Me kalimin e kohës politika antipopullore e këtyre qeverive shkaktoi kundërshtime masive popullore dhe në qeveri u kthyen partitë konservatore të krahut të djathtë.

Shembuj karakteristik përbëjnë  Franca, Italia, Qipro, Danimarka, dhe kohët e fundit në Argjentinë.

Të dashur shokë, duke u bazuar në përvojën e mbledhur gjatë gjithë kësaj kohe ne mund të planifikojmë për periudhën e ardhshme ndërhyrjet e mëposhtme:

1. Të vazhdojmë sistematikisht përpjekjet e partive të "INICIATIVËS" për rritjen e luftës punëtore – popullore në çdo shtet dhe në të njëjtën kohë të fuqizojmë mbështetjen, solidaritetin e partive tona në luftërat e klasës punëtore, të popujve në çdo vend, kundër kapitalit, qeverive që shprehin interesat e tyre, bashkësitë imperialiste, si p.sh. BE dhe NATO.

2. Ti  japim rëndësi të veçantë trajtimit, kundërluftimit të antikomunizmit dhe shpifjeve kundër socializmit, duke theksuar kontributin e lëvizjes komuniste dhe të ndërtimit socialist (në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera socialiste) në progresin shoqëror. Të kërkojmë me këmbëngulje dhe me aktivitete të ndryshme që të hiqet çdo lloj parandalimi ose persekutimi, si dhe ndalimet në aktivitetet e Partive Komuniste dhe Punëtore, si për shembull në Ukrainë, Baltik, në Europën Lindore dhe Qëndrore.

3. Të fuqizojmë luftën tonë kundër luftërave dhe ndërhyrjeve imperialiste në Siri, Irak, Ukrainë, duke hedhur më shumë peshë në zbulimin e shkaqeve të luftërave imperialiste, duke kërkuar me këmbngulje shkëputjen e vendeve tona nga planet imperialiste, duke forcuar frontin kundër NATO-s dhe BE-së, duke pretenduar heqjen e bazave dhe infrastrukturës ushtarake. Të përcaktojmë ditë veprimi të përbashkët, në të cilën ne mund të kryejmë demonstrata kundër bazave të SHBA-NATO-s në çdo shtet.

4. Të miratojmë, nëse ekziston simfoni, tekstin e një qasjeje të përbashkët të Partive të "INICIATIVËS" për problemin e refugjatëve – emigrantëve.

5. Gjatë gjashtë-mujorit të parë të vitit 2016, të organizojmë aktivitete për paraqitjen e artikullit të Leninit "Për Shtetet e Bashkuara të Europës" dhe të përgatitemi për promovimin e punës së rëndësishme të Leninit "imperializmi faza më e lartë e kapitalizmit", e cila do të jetë në voli këtë periudhë.

6. Të jemi protagonist në ngjarjet e 8 Marsit, dita lufte për gratë, për Ditën Punëtore të 1 Majit, për 9 Majin dita e Fitores Antifashiste të Popujve dhe të lëshojmë deklarata të përbashkëta.

7. Të fuqizojmë solidaritetin tonë me popullin Palestinez dhe të marrim në konsideratë për dërgimin e një delegacion të "INICIATIVËS" në territoret Palestineze.

8. Të studiojmë më mirë çështjet e ndryshimeve klimatike dhe të bëjmë ndërhyrje për mbrojtjen e mjedisit.

Besojmë se duke u bazuar në përvojën që kemi fituar, ne mund të bëjmë shumë hapa përpara në periudhën e ardhshme. Ju falemnderojmë shumë. Sot mund të bëhet një debat në thelb dhe të arrijmë në një agjendë për periudhën e ardhshëme".

 

09.12.2015