Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) anulon konferencën e biznesit pro-izraelit në Athinë

Mëngjesin e së mërkurës, më 28/5, forcat Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) anuluan një konferencë biznesmenësh grekë dhe izraelitë me mbështetjen e qeverisë greke me qëllim forcimin e "bashkëpunimit të biznesit" mbi kurrizin e popullit të masakruar të Palestinës.
Protesta militante e PAME-s shprehu edhe një herë vullnetin e shumicës së popullit grek, i cili bie ndesh me qëndrimin e mjerueshëm të qeverisë greke që nuk guxon të thotë asnjë fjalë për mizoritë izraelite dhe promovon «bashkëpunimin strategjik» me Izraelin, i cili mbështetet edhe nga partitë e tjera të sistemit.
Nën ndërhyrjen vendimtare të PAME dhe protestën e përgjithshme, qeveria por dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Pireut që ishte organizatorja, u detyruan të tërhiqnin pjesëmarrjen e tyre.
28.05.2025