Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Popujt nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre të fundit. Të luftojnë deri në përmbysjen përfundimtare, që të jetojnë në paqe, pa luftërat për përfitimet e kapitalistëve
Me sukses u realizua edhe këtë vit kampi i 33-të i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Mijëra të rinj nga e gjithë Greqia udhëtuan në zonën Halkidhiki të Greqisë ku, këtë vit u zgjodh të bëhej Kampi Anti-imperialist, duke marrë pjesë në aktivitetet e larmishme politike dhe kulturore të organizuara nga KNE. Moment i rëndësishëm ishte demonstrimi i mijëra të rinjve në qytetin e Selanikut, përpara hyrjes së Selisë së NATO-s, me një tubimi të madh në të cilin foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas.
Me parullën «Jo luftërave të imperialistëve, shpresa qëndron në luftën e popujve», të rinjtë nga mbarë Greqia kërkuan me këmbëngulje shkëputjen e Greqisë nga luftërat imperialiste.
Kampi anti-imperialist i sivjetshëm kishte zgjedhur si temë 25-vejtorin e bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi dhe aktivitetin e lëvizjes paqësore anti-imperialiste të Greqisë, e udhëhequr nga KKE gjatë asaj periudhe.
Në tubimin e Selanikut, Dh. Kucubas, duke iu referuar atyre ngjarjeve, ndër të tjera theksoi: «Jugosllavia nuk u zgjodh rastësisht. Ndodhej në qendër të Ballkanit, në zemër të një zone në udhëkryqin e dy luftërave botërore. Shpërbërja e këtij shteti dhe NATO-izimi i tij gradual ishte kusht që të avancohej plani SHBA-NATO në rajon, për të ndërprerë planet e konkurrentëve të tyre.
Beteja që dha populli i Jugosllavisë 20 vite më parë, një betejë e pabarabartë në atë kohë, nuk shkoi e humbur. Kontribuoi në zgjimin e forcave popullore, të cilat vitet e kaluara i kishin vënë në "gjumë" me të ashtuquajturën "zgjidhje dhe zhvillim paqësor" që gjoja do të sillte i ashtuquajturi globalizim, pas shpërbërjes së BRSS-së dhe përmbysjen e kampit socialistit në Europë.
Ajo zbuloi rolin e partive të ndryshme gjoja "të majta", gjoja "socialiste", gjoja "të gjelbra" në BE dhe SHBA, të gjitha ato qeveria të ashtuquajtura "progresiste" që në fakt e bënë këtë luftë.
I kujtojmë të gjithë ata një për një:
-Ishin demokratët me presidentin Klinton në SHBA...
- D'Alema në Itali...
- Socialdemokratët dhe të Gjelbërit e Gjermanisë, të cilët i harruan ndjeshmëritë e tyre për mjedisin dhe filluan të hedhin bomba me uranium të varfëruar...
– Ishin socialistët e Jospin-it me pjesëmarrjen e PK-së së shndërruar në Francë, pra të gjitha ato forca, që sot marrin pjesë në «Frontin e ri Popullor» famëkeq të Francës, që gjoja do t’i bllokojnë rrugën ekstremit të djathtë të Le Pen-it.
– Madje, në atë kohë, socialistët kishin deputetët e tyre e më vonë ministër të tyre të ashtuquajturin “ekstremistin e majtë”, siç e quanin të djathtët, zotin Melanson...
– Dhe sigurisht këtu në Greqi, qeveria e PASOK-ut, që dha “tokë e ujë” për imperialistët!
Të gjithë këtë orkestër të luftënxitësve e koordinonte socialdemokrati spanjoll Javier Solana, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Të gjitha këto është mirë që t’i kujtojmë tani që proceset në kampin socialdemokracisë po punojnë për të gjetur formën për të futur në kurth pakënaqësinë popullore që kanë krijuar politikat e qeverisë, për të krijuar "rezervën" e re të sistemi.
PO, le të kujtojnë të vjetërit e le të mësojnë të rinjtë se për ç ‘arsye ne e quajmë “mëkatare” socialdemokracinë, e lërini të mërziten disa.
Në periudhën pas viteve ‘90, miq dhe mikesha, qeveritë e PASOK-ut dhe ND-së, si dhe qeveria SYRIZA-s më vonë, birësuan të njëjtin argument:
Se “Greqia duhet të marrë gjoja riskun edhe për të qen e pranishme dhe aktive në planet dhe luftërat imperialiste, që gjoja të mund të pretendojë “këmbime”, pra pjesë nga tregjet e reja”!!!
Të njëjtën gjë dëgjojmë edhe sot. Veç se risku është vetëm për Greqinë e popullit...
Dhe këmbimet fitimprurëse janë vetëm për Greqinë e pronarëve të anijeve, industrialistëve dhe bankierëve!
Kjo është arsyeja pse qeveria është kthyer në flamurmbajtësen e NATO-s në rajon, duke ecur në hapat e SYRIZA-s.
Tani që retë e luftës po shumohen, vigjilenca, gatishmëria e popullit për të vepruar, si faktori vendimtar i zhvillimeve, janë më shumë të nevojshme.
Megjithatë, diçka e tillë mund të bëhet vetëm me një KKE shumë më të fortë. Kudo».
08.07.2024