Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DEPARTAMENTI I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE I KQ TË KKE

Rrëzimi i Droni-t amerikan paralajmëron pasojat e rënda të përfshirjes së vendit tonë

Rrëzimi i një Droni amerikan të tipit MQ-9, pas një dyluftimi me një avion luftarak rus pranë Krimesë, është një zhvillim i rrezikshëm dhe paralajmëron për pasojat e rënda të përfshirjes së vendit tonë në ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste.

Dronët - MQ-9, të cilat amerikanët i kanë sjellë edhe në qytetin e Larisas nga ku nisen prej andej për fluturime spiunazhi në një zonë më të gjerë –përfshirë edhe zonën ku zhvillohet lufta imperialiste në Ukrainë– si dhe zgjerimi i bazave të tyre ushtarake në vendin tonë, e kombinuar kjo me dërgimin e armatimit luftarak në "kasaphanë" e luftës imperialiste, e vënë popullin tonë në rrezik të madh përballë përshkallëzimit të pritshëm të luftës imperialiste, ku po shtohen armë të reja dhe po afrohet kërcënimi real për një asgjësimi bërthamor.

Përgjegjësi për këtë situatë dhe përfshirjen më të thellë të vendit tonë në luftë e mbajnë qeveria e ND-së dhe të gjitha partitë (SYRIZA, PASOK, etj.) të cilët mbështetën këto alternativa, siç është e ashtuquajtura aleanca strategjike me SHBA-të, e cila e bëri më të “bollshme” “folenë e grerëzave” të SHBA-NATO në vendin tonë.

Forcimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me të gjitha mënyrat, dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, është e vetmja mënyrë për të forcuar luftën kundër luftës imperialiste, për të mbyllur bazat ushtarake të vdekjes, për të shkëputur / ç angazhuar vendin tonë nga NATO dhe BE me popullin në timon të pushtetit.

 

17.03.2023